Nis sezoni në NBA, Lejkers ndalet nga Klipersat

NBA ka nis sezonin 2020-2021 dhe që në ditën e parë nuk munguan befasitë. Skuadra kampione, Los Anxhelos Lejkers u mund 116-109 nga Los Anxhelos Klipers. Edhe pse në vigjilje të kësaj përballje derbi të Los Anxhelosit, lojtarët e Lejkersit morën unazën për titullin kampion.

Te skuadra e Klipersit u dallua  Poll Xhorxh që realizoi 33 pikë, mbështetur nga Leonard me 26 pikë, ndërsa te skuadra kampione LeBron Xhejms realizoi 22 pikë dhe Dejvis shtoi 18pikë , por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Ndërkohë fiton edhe skuadra e Bruklin Nets, që mundi 125-99 Golden Stejtin. Irving me 26 dhe Durant me 22 pikë, bën të pavlefshme 20 pikët e Stefon Kerrit për Golden Stejtin.

LEXO EDHE:

Back to top button