Nis sot Konferenca e Sigurisë në Mynih

Nis sot Konferenca e Sigurisë në Mynih

Nën hijen e deklaratave të Donald Trump, luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, sot nis Konferenca e 60-të e Sigurisë në Mynih.

Më shumë se 50 liderë, 60 ministra të jashtëm dhe të mbrojtjes, krerë të organizatave ndërkombëtare dhe qindra përfaqësues akademikë dhe biznesi të sigurisë do të marrin pjesë në Konferencën e 60-të të Sigurisë (MSC) që do të zhvillohet nga sot deri të dielën.

Ndër zyrtarët që priten në Mynih janë zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris dhe Sekretari i Shtetit Anthony Blinken, kancelari Olaf Scholz, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, presidenti izraelit Isaac Herzog dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres.

Një takim i ministrave të jashtëm të Grupit të Shtatë (G7) është planifikuar gjithashtu në margjinat e Konferencës. Në axhendë do të jenë Ukraina, Lindja e Mesme, imigracioni, ndryshimet klimatike dhe roli i Europës në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes.

Konferenca e Sigurisë e këtij viti do të mbahet nën hijen e trazirave politike të Amerikës dhe vërejtjeve të Donald Trump që ngrenë shqetësime të përhapura nëse SHBA do të miratojë miliarda dollarë ndihmë për Ukrainën.

Edhe pse pjesëmarrës të tillë si Harris dhe Blinken pritet të lavdërojnë udhëheqjen amerikane, konferenca pritet të ngrejë pyetje rreth sfidave të paprecedentë.

LEXO EDHE:

Back to top button