Nis takimi i Kurtit me partitë politike – Krasniqi, Abdixhiku e Limaj marrin pjesë, mungon Haradinaj

Nis takimi i Kurtit me partitë politike – Krasniqi, Abdixhiku e Limaj marrin pjesë, mungon Haradinaj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim liderët e partive politike opozitare për të diskutuar rreth situatës politike në vend, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për tejkalimin e ngërçit politik pas zgjedhjeve të fundit, EO.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që deputetët e rinj janë të detyruar të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit brenda 30 ditëve, përfshirë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Para takimit Kurti u deklarua shkurtimisht duke thënë se duhet parë se kush po shkon së pari në takim.

Kurse liderët e tjerë nuk kanë dhënë komente para takimit.

LEXO EDHE:

Back to top button