Nisin garat e play offit në Ligën e Kampionëve

Në Ligën e Kampionëve, sonte nisin sfidat e play off-it për sezonin 2025–2026, të cilat do të përcaktojnë shtatë skuadrat e fundit që do të plotësojnë fazën e grupeve. Në garë janë 14 ekipe, ndërsa shorti i fazës së kampionatit është planifikuar për 28 gusht në Monako, një ditë pas ndeshjeve të kthimit.

Formula e re, si në sezonin e kaluar, parashikon tetë ndeshje në fazën e kampionatit, nga 16 shtatori deri më 28 janar. Tetë ekipet e para të renditjes do të kalojnë direkt në 1/8 e finales, ndërsa skuadrat nga vendi i 9-të deri në 24-in do të luajnë një raund play off-i shtesë për të hyrë në fazën me eliminim direkt.  Plotë 29 klube janë tashmë të kualifikuara, mes tyre:

Anglia: Liverpull, Arsenal, Man. Siti, Çellsi, Njukasëll, Tottenham

Italia: Napoli, Inter, Atalanta, Juventus

Spanja: Barcelona, Real Madrid, Atletiko Madrid, Atletik Bilbao, Viljareal

Gjermania: Bajern, Leverkuzen, Aintraht Frankfurt, Borusia Dortmund

Franca: PSZH, Marsej, Monako

Po ashtu edhe: Ajaksi, PSV (Holandë), Sporting (Portugali), Union Saint-Zhill (Belgjikë), Gallatasaraj (Turqi), Sllavia Praga (Çeki), Olyimpiakos (Greqi).

19 gusht

Ferencvarosh – Karabak

Crvena Zvezda – Pafos

Renxhers – Klub Brizh

Bodo/Glimt – Shturm Graz

Seltik – Kairat Allmati

Basel – Kopenhagë

Fenerbahçe – Benfika

LEXO EDHE:

Back to top button