Nisin hetimet e FIA për parregullësit e makinave

Pas përfundimit të testeve të para dimërore të zhvilluara në Barcelonë, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) do të hetojë disa nga skuadrat për parregullsi në motor.

“Kemi marrë konfirmime për disa parregullsi në makina, në lidhje me shkeljen e rregullave të reja të aplikuara këtë sezon. Ne do të verifikojmë para testeve në Bahrein se për çfarë bëhet fjalë”, thuhet në një komunikatë të FIA-s.

Duket se skuadrat po përpiqen të gjejnë rrugëzgjidhje brenda limiteve të rregullores për sa i përket ndërtimit të makinave të reja. Për momentin nuk ka asnjë akuzë zyrtare ndaj një makine, por verifikimet do të kryhen.

LEXO EDHE:

Back to top button