Nisin Lojrat Paraolimpike në Paris, Kosova debuton me një sportist

Lojërat paraolimpike “Parisi 2024” u hapën në kryeqendrën e Francës. Rreth 4.400 sportistë me aftësi të kufizuara, lëndime të përhershme apo dëmtime përgatiten që të garojnë për 549 medalje në 22 sporte të ndryshme. Lojërat Paralimpike do të zhvillohen për 11 ditë, ndërsa spektakli sportiv nuk pritet të mungojë.

Kryeqyteti i Francës, që organizoi shkëlqyeshëm Olimpiadën, tani ofron skenën për tjetër spektakël sportiv. Prej 22 sporteve paralimpike vetëm goalballi dhe “boça” nuk janë në programin e Lojërave Olimpike. Krahasuar me Lojërat Paralimpike të mbajtura në Tokio tri vjet më parë, në Paris janë shtuar 10 gara për medalje.

Paraolimpistët do të jenë në qendër të vëmendjes nga e enjtja, kur nisin garat. Medaljet e para do të ndahen në taekvondo, pingpong, not dhe çiklizëm në pistë. Njëjtë si në Olimpiadë, medalje do të fitohen gjatë 11 ditëve të garave.

Në Paris, debutimin në Lojërat Paralimpike do ta bëjnë tri vende. Njëra prej tyre është Kosova, që do të prezantohet me vrapuesin Grevist Bytyqi, i cili do të garojë në 1.500 metra.

LEXO EDHE:

Back to top button