Nis takimi trepalësh në Bruksel

Nis takimi trepalësh në Bruksel

Ka nisur takimi trepalësh në Bruksel. Në takim po marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell dhe i dërguari special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Pas këtij takimi, sipas njoftimit, Borell do të deklarohet për media ku edhe do të jap detaje.

Video: Klan Kosova


Nisin takimet në Bruksel

Ka nisur takimi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe të dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Bëhet e ditur se Borrelli ka pritur Vuçiqin para takimit.

Sipas njoftimit të BE-së, pas takimit me Vuçiqin, të dy diplomatët evropianë do ta takojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ndërsa në orën 11:00, pritet të zhvillohet takimi trelateral.

Pas takimeve, Borrell do të dalë në një konferencë për media për të dhënë detaje për takimet.

LEXO EDHE:

Back to top button