“Nisjet e vështira, çojnë drejt rezultateve të mëdha”

Argjentina e nisi Botërorin “Katar 2022” me një humbje, pasi u mund 2-1 nga Arabia Saudite, duke qenë surpriza më e madhe deri më tani e këtij turneu. Gjithsesi, te skuadra amerikano-latine besojnë se kjo humbje ishte e rastësishme dhe se skuadra i ka të gjitha mundësitë që të shkojë deri në fund.

I këtij mendimi është sulmuesi Papu Gomez, që luan në La Liga me Seviljën. 34-vjeçari ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke u përpjekur të mbajë lart moralin e skuadrës së tij.

“Nisjet dhe rrugëtimet e vështira të një Botërori të çojnë drejt rezultateve të mëdha”, shkruan Papu Gomez.

Sulmuesi 34-vjeçar argjentinas ishte titullar në ndeshjen që skuadra e tij luajti ndaj Arabisë dy ditë më parë, por uz ëvendësua në minutën e 60-të.

Argjentina ndodhet në Grupin C bashkë me Meksikën e Poloninë, që u ndanë në barazim mes tyre (0-0).

LEXO EDHE:

Back to top button