Nisma-AKR bëhen me Grup Parlamentar në Kuvend

Koalicioni Nisma-AKR është bërë me Grup Parlamentar në Kuvendin e Kosovës. Pesë muaj pas shpërbërjes këto parti me ndihmën e deputetit egjiptian, Veton Berisha kanë arritur të formojnë grupin e tyre parlamentar, i cili do të udhëhiqet nga deputeti Endrit Shala.

Me këtë vendim, Grupit Parlamentar të AKR-së do t’i takojnë të gjitha drejtat e përcaktuara me rregulloren e Kuvendit.

Ndërsa, deputetët e grupit Nisma-AKR janë caktuar edhe në komisionet parlamentare në Kuvend.

“Në bazë të nenin 20 të rregullores së Kuvendit me 19 tetor është formuar grupi parlamentar Nisma-AKR me gjashtë deputetë. Kryetar i grupit parlamentar është deputeti Endrit Shala. Grupit parlamentar Nisma-AKR i takojnë të gjitha të drejtat e përcaktuara me rregulloren e Kuvendit dhe aktet tjera”, tha ajo.

Grupi parlamentar i Nisma-AKR është shpërbërë në muajin qershor me largimin e deputetit, Haxhi Shala./Kosovapress/

LEXO EDHE:

Back to top button