Një 16-vjeçare “bëhet” presidente e Finlandës

16-vjeçarja Nella Salminen mori rolin e presidentit finlandez Sauli Niinisto të mërkurën.

Salminen drejtoi vendin nordik për një ditë si pjesë e fushatës globale të sponsorizuar nga shoqata #GirlsTakeover për të promovuar të drejtat e vajzave në politikë dhe biznes.

Ajo e kaloi kohën pranë presidentit të vërtetë finlandez duke takuar politikanët dhe duke mbajtur një konferencë për veprimet që duhen ndërmarrë për klimën.

“E gjithë dita është gjëja më e mirë që kam përjetuar prej kohësh,” – tha Salminen.

Adoleshentja shtoi se potenciali i vajzave duhet të njihet më mirë dhe se ato duhet të përfshihen më shumë në hartimin e politikave.

“Nuk është e drejtë që vendimet që ndikojnë më shumë tek unë janë marrë pa konsideruar brezin tim,” – u shpreh 16-vjeçarja.

Nella gjithashtu diskutoi ndikimin e informacioneve të pavërteta që qarkullojnë në internet.

Qeveria e Finlandës udhëhiqet nga kryeministrja Sanna Marin, e cila u bë mbajtësja më e re në botë e detyrës në vitin 2019 kur mori pushtetin në moshën 34 vjeçare, duke udhëhequr një koalicion prej pesë partish të qendrës së majtë, të cilat të gjitha udhëhiqeshin nga gra.

 

LEXO EDHE:

Back to top button