Një 60-vjeçar në Korçë qëllon me armë nga banesa

Një 60-vjeçar në Korçë qëllon me armë nga banesa

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në qytetin e Korçës.

Sipas të dhënave paraprake në lagjen numër 15 të qytetit një person ka dalë në dritaren e banesës së një pallati dhe ka shtënë me armë në ajër.

Burimet shtojnë se personi është ende në banesë dhe kërcënon të hapë zjarr.

Policia është në vendngjarje dhe ka vendosur perimetrin e sigurisë si dhe po punon për neutralizimin e personit të armatosur.

Ndërkohë negociatorë nga drejtoria e policisë Korçë po negociojnë për dorëzimin e tij, por nuk dihet nëse në banesë me autorin ka edhe njerëz të tjerë.

LEXO EDHE:

Back to top button