Një amvisëri që ka faturën mujore të rrymës prej 2.300 denarë nga 1 janari i vitit të ardhshëm do t’i rritet kostoja për 21 denarë

Një amvisëri që ka faturën mujore të rrymës prej 2.300 denarë nga 1 janari i vitit të ardhshëm do t'i rritet kostoja për 21 denarë

Një amvisëri që ka faturën mujore të rrymës prej 2.300 denarë nga 1 janari i vitit të ardhshëm do t’i rritet kostoja për 21 denarë, bëri të ditur sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski. Ai tha se vendimi i marrë në seancën e sotme nënkupton rritje të çmimit mesatar të energjisë elektrike për amvisëri për 0,92 për qind. Rritja e çmimit për bllok është më e madhja në bllokun e katërt, me 2.24 për qind. Në bllokun e parë rritja është me 0.68 për qind, në të dytin me 0.9 dhe në bllokun e tretë me 1.93 për qind. Bislimoski tha se, sipas kërkesës që “EVN Home” ua ka dorëzuar për kontroll dhe shqyrtim më 5 dhjetor të këtij viti, çmimi është dashur të rritet për 4,4 për qind.

“Në pjesën më të madhe nuk kemi pasur dallime sa i përket sasive të energjisë elektrike, kostove të prokurimit, kostove të transmisionit. Dallimi i vetëm që ekziston midis asaj që ne kemi miratuar tani dhe asaj që ka paraqitur EVN është në aspektin e faktorit korrigjues për të siguruar stabilitetin e çmimeve dhe çmimet që nuk do të kenë pothuajse asnjë ndikim ose do të kenë ndikim minimal në kostot totale të energjisë elektrike të qytetarëve, ne e bëmë në këtë mënyrë”, deklaroi Marko Bislimiovski, KRRE. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button