Një anije gjigante mallrash ka bllokuar kanalin e Suezit

Dhjetëra anije mallrash kanë mbetur të bllokuara, pasi një anije gjigante kontejnerësh pas një incidenti u zhvendos anash dhe bllokoi kanalin e Suezit. Anijet e shpëtimit po punojnë për të lëvizur anijen gjigante, 400 metra të gjatë. “Ever Given”, e regjistruar në Panama, ishte drejtuar për në qytetin port të Roterdamit në Hollandë nga Kina dhe po kalonte në veri përmes kanalit në rrugën e tij për në Mesdhe. Rreth 12% e tregtisë globale kalon përmes Kanalit të Suezit, i cili lidh Mesdheun me Detin e Kuq dhe siguron lidhjen më të shkurtër detare midis Azisë dhe Evropës.

LEXO EDHE:

Back to top button