Një burrë përdori strategji të veçantë për të fituar lotarinë

Një burrë përdori strategji të veçantë për të fituar lotarinë

Një burrë nga Maryland ka fituar 50,000 dollarë në lotari duke përdorur strategjinë e tij të veçantë për zgjedhjen e numrave.

Burri i identifikuar vetëm me pseudonimin Fego, u tha zyrtarëve të Lotarisë së Maryland se ai ka zhvilluar sistemin e tij për zgjedhjen e numrave që fitojnë shpesh lotaritë.

“Unë luaj me numrat që shfaqen shpesh”, tha Fego.

Një grup i tillë numrash, 5-11-18-26-29, i dha Fegos një çmim prej 50,000 dollarësh në lotarinë e 9 janarit.

Fego tha se ai ka luajtur lotari që nga viti 1980, por ky ishte çmimi i tij i parë me pesë shifra.

Fituesi tha se paratë e tij të çmimit do të shkojnë për të paguar faturat dhe një pjesë tha se do ta ndajë me vëllain e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button