Një dietolog zbuloi përfitimet e konsumimit të ëmbëlsirave çdo ditë

Shumë besojnë se heqja e ëmbëlsirave është një hap kyç drejt një diete më të shëndetshme, por dietologia Mackenzie Burgess ka vënë në dukje pikërisht të kundërtën.

“Unë ha ëmbëlsirë çdo ditë – dhe nuk ndjej asnjë faj për këtë”, tha ajo për Parade. Në vend që të inkurajojë ndalimet, ajo theksoi se ekuilibri është çelësi: shijimi i ëmbëlsirave mund të na ndihmojë të mos zhvillojmë një marrëdhënie obsesive me ushqimin dhe të mos ndihemi të privuar, gjë që në afat të gjatë mbështet një marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin.

Një nga problemet më të mëdha me kufizimet strikte është se ato shpesh çojnë në mbingrënie. “Kur ia ndalojmë vetes diçka, dëshira për të bëhet edhe më e fortë”, shpjegoi dietologia, duke shtuar se shijimi i moderuar i të gjitha llojeve të ushqimeve ul statusin e tyre “të ndaluar” dhe e bën më të lehtë kontrollin e oreksit. Shijimi i ëmbëlsirave si pjesë e një diete të ekuilibruar mund të ketë përfitime fizike dhe psikologjike.

Ushqyerja nuk është vetëm çështje lëndësh ushqyese, por edhe kënaqësie. “Nëse hani vazhdimisht në një mënyrë që duket e ngurtë ose pa gëzim, ndoshta nuk do të jeni në gjendje ta mbani atë për një kohë të gjatë,” tha Burgess. Hulumtimet mbështesin idenë se kënaqësia ushqimore është e lidhur me zakone më të mira të të ngrënit. Kur hamë me kënaqësi dhe pa faj, marrim vendime më të shëndetshme në planin afatgjatë.

Për ata që duan ëmbëlsirat, dietologia rekomandon ëmbëlsira të thjeshta dhe ushqyese si kos grek me mjaltë dhe manaferra, çokollatë e zezë, akullore proteinike, kombinime frutash me gjalpë arra, apo edhe sasi të vogla ëmbëlsirash klasike.

“Është koha të ndalojmë së demonizuari ëmbëlsirat dhe të mësojmë t’i përfshijmë ato në një mënyrë jetese të shëndetshme – pa faj”, tha Burgess.

LEXO EDHE:

Back to top button