Një e treta e fabrikave të sheqerit nuk do të funksionojnë vitin e ardhshëm në Ukrainë

Një e treta e fabrikave të sheqerit nuk do të funksionojnë vitin e ardhshëm në Ukrainë

Një e treta e mullinjve ukrainas të sheqerit nuk do të funksionojnë në vitin e ardhshëm të prodhimit për shkak të luftës dhe çmimeve të larta të gazit, raportoi shoqata e prodhuesve Ukrtsukor.

Gjatë Bashkimit Sovjetik, Ukraina prodhonte pesë milionë tonë sheqer në vit, duke përdorur panxhar sheqeri si lëndë të parë. Pas rënies së BRSS, prodhimi ra në një milion ton për shkak të kërkesës më të dobët, çmimeve më të larta të karburantit dhe konkurrencës nga sheqeri më i lirë i kallamit të importuar, raporton skynews.

Arsyeja kryesore që 10 nga 32 fabrikat e sheqerit nuk do të funksionojnë nga 1 shtatori i këtij viti është rritja e çmimit të gazit në Evropë në 2000 dollarë për mijë metër kub, njoftoi të martën shoqata e prodhuesve.

Një arsye shtesë është zvogëlimi i sipërfaqes së mbjellë me panxhar sheqeri dhe kultura të tjera të rëndësishme për shkak të luftimeve në veri, jug dhe lindje të Ukrainës.

Ukraina pritet të prodhojë rreth 50 milionë tonë drithë këtë vit, krahasuar me një rekord prej 86 milionë tonësh në vitin 2021.

Ministria e Bujqësisë bëri të ditur se fermerët këtë vit mbollën me panxhar sheqeri 180 mijë e 400 hektarë, çka mundësoi prodhimin e 1,08 milionë tonë sheqer nga 7,83 milionë tonë panxhar sheqeri.

Në vitin 2021, Ukraina prodhoi rreth 1.3 milion ton sheqer. Stoqet do të jenë të disponueshme në fillim të sezonit 2022/2023. arrijnë në rreth 470 mijë tonë dhe do të mbulojnë, së bashku me prodhimin e pritshëm, nevojat e brendshme dhe ato të eksportit, theksoi Ministria e Bujqësisë.v

LEXO EDHE:

Back to top button