Një gjerman ka marrë 217 vaksina kundër Covid-it pa pasoja të dëmshme

Një gjerman ka marrë 217 vaksina kundër Covid-it pa pasoja të dëmshme

Një burrë gjerman në moshën 62-vjeçare është vaksinuar kundër Covid-it 217 herë , kundër këshillave mjekësore, por studiuesit nga Universiteti i Erlangen-Nurembergut pohojnë se kjo sasi imunizimi nuk e ka dëmtuar atë.

Burri u vaksinua privatisht brenda 29 muajve dhe ky rast u regjistrua në revistën mjekësore “Lancet Infectious Diseases” , raporton BBC.

Dr. Kilian Schober , nga departamenti i mikrobiologjisë në Universitetin e Erlangen-Nurnberg, kontaktoi burrin për të testuar pështymë, si dhe mostra të gjakut të freskët dhe të ngrirë.

– Ne mundëm të merrnim mostra gjaku kur burri mori vaksinime shtesë gjatë studimit, me insistimin e tij. Ne arritëm t’i përdorim këto mostra për të përcaktuar saktësisht se si sistemi imunitar reagon ndaj vaksinimit – tha Schober.

Dr. Schober ishte i shqetësuar se hiperstimulimi i sistemit imunitar, i cili përmes vaksinimit njeh dhe lufton kundër Covid-it, me doza të përsëritura mund të lodhë disa qeliza. 

Por studiuesit nuk gjetën asnjë provë për këtë tek burri 62-vjeçar dhe as nuk kishte ndonjë tregues se ai kishte pasur ndonjëherë virusin. Studiuesit theksuan se ata nuk e mbështesin hipervaksinimin si një strategji për të rritur imunitetin adaptiv dhe rezultatet e testeve të tyre mbi 62-vjeçaren ishin të pamjaftueshme për të nxjerrë përfundime dhe rekomandime të gjera për publikun e gjerë.

“Kërkimet aktuale tregojnë se tre doza të vaksinimit, së bashku me vaksinimet e rregullta shtesë për grupet në rrezik, mbeten qasja optimale,” thuhet në faqen e internetit të universitetit.

LEXO EDHE:

Back to top button