Një grup senatorësh, kërkesa për Bajdenin, ”Bajdeni, prioritet situatën në Kosovë”

Një grup senatorësh, kërkesa për Bajdenin, ”Bajdeni, prioritet situatën në Kosovë”

Një grup i senatorëve amerikanë kërkoi nga administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, që “t’i japë përparësi adresimit të situatës së përkeqësuar të sigurisë midis Kosovës dhe Serbisë”. Letra që përmban nënshkrimet e tetë senatorëve demokratë dhe republikanë, inkurajon presidentin që të shqyrtojë shitjet ushtarake, nëse dy palët nuk angazhohen për propozimin e Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës.

Letra e tetë senatorëve amerikanë i bën thirrje Bidenit që “të ushtrojë presion diplomatik, për t’i dhënë fund krizës aktuale”. Letra përmend edhe nevojën e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, që Kosova dhe Serbia kanë arritur në muajin mars, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve.

Senatorët paralajmëruan rishqyrtimin e mbështetjes nga Kongresi, nëse Kosova dhe Serbia “dështojnë të ushtrojnë përmbajtje” dhe “të punojnë për shtensionimin e situatës së sigurisë”. Ata kërkuan nga administrata Biden që të sigurojë një raport për Senatin e SHBA-së mbi situatën aktuale të sigurisë në veri të Kosovës. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button