Një hotel gjerman i lejon mysafirët të parkojnë makinat e tyre në ballkon
Hoteli i vendosur në Aeroportin e Frankfurtit, u lejon mysafirëve të parkojnë makinat e tyre në ballkon, në mënyrë që t'i shikojnë nga shtrati.

Mysafirët e hotelit kanë një vend parkimi privat dhe dhomat e tyre CarLoft mund të arrihen me makinë duke përdorur ashensor. Mysafirët mund të shijojnë pamjen e rrethinës, por edhe të makinave të tyre.
Kur mbërrijnë në hotel, të ftuarit bëjnë regjistrimin, marrin kartën e tyre dhe më pas lëvizin pas hotelit. Në dispozicion të tyre janë dy ashensorë, në të cilët mund të hyjnë me makinë dhe në katin e dëshiruar të shkojnë direkt në ballkonin e tyre privat, i cili është edhe vend parkimi.
Kjo hapësirë parkimi është mjaft e madhe për të akomoduar shumicën e makinave evropiane, nga Volkswagen ID.3 deri te Audi RS Q8. Ngarkuesit janë gjithashtu të disponueshëm për pronarët e makinave elektrike.
Qarku i famshëm Nurburgring është 2 orë me makinë nga hoteli.