Një i dashuruar pas gjarpërinjve vendosi të krijojë për ta dhuratën e ‘çmuar’

Një i dashuruar pas gjarpërinjve vendosi të krijojë për ta dhuratën e 'çmuar'

Një i dashuruar pas gjarpërinjve vendosi të krijojë për ta dhuratën e ‘çmuar’. Ai ka krijuar këmbë robotike për ta. Fillimisht gjarpërinjtë humbën këmbët e tyre të parme, pastaj këmbët e pasme dhe tani gjithçka që mund të bëjnë është të zvarriten.

Kanë kaluar 100 milionë vite që kur këto specie u privuan nga aftësia e tyre për të ecur dhe Allan Pan, dashamirësi i gjarpërinjve, krijoi një robot i cili do i ndihmojë gjarpërinjtë të ecin.

Sipas Science Alert, pajisja robotike me katër këmbë i mundëson gjarprit të ecë më në fund me këmbët e munguara, por ndonëse produkti që Pan ka sjellë funksionon plotësisht, shkenca në të cilën është bazuar mbetet ende e paqartë.

Megjithatë në jetën normale të një gjarpri, të kesh katër këmbë është ndoshta një pengesë e t’u kthesh këmbët gjarpërinjve, mbase nuk është dhurata më e bukur për ta. Por padyshim që eksperimenti është magjepsës.

LEXO EDHE:

Back to top button