Një lojtar nga Serie A, do të rikthehet në Itali si fitues i Kupës së Botës

Franca synon të mbrojë titullin, por për ta bërë këtë duhet të kapërcejë Marokun, “Hirushen” e këtij turneu. Në anën tjetër, Kroacia dëshiron të rikthehet në finale si katër vite më parë, por duhet të përballet me ambiciet e Messit dhe Skalonit të Argjentinës.

Pavarësisht se kush e fiton turneun, tashmë ka një siguri: të paktën një lojtar që luan në Serie A, do të kthehet në Itali, si fitues i Kupës së Botës.

Kolonia e Serie A në radhët e Argjentinës sheh të angazhuar Lautaro Martinezin, Anhel Di Maria, Paulo Dibala dhe Leandro Paredes.

Në radhët e nënkampionëve të botës, te Kroacia janë katër lojtarë që vijnë nga Serie A. Martin Erliç, mbrojtësi i Sasuolos, Marselo Brozovic është një nga shtyllat e kombëtares së Dalic, ndërsa Vlashiç nga Torino dhe Pashaliç nga Atalanta përfaqësojnë dy burime për trajnerin kroat.

Sulmuesi i Milanit, Olivier Zhiru, po luan një rol udhëheqës në kombëtaren kampione bote në fuqi, e cila synon rikonfirmimin. Bashkë me të, një kontribut të rëndësishëm po jep edhe shoku i skuadrës, Teo Hernande, ndërsa mirë ka bërë edhe Adrien Rabiot.

Maroku ka bërë histori si kombëtarja e parë afrikane që kualifikohet në një gjysmëfinale të Kupës së Botës. Maroku nuk ka ndërmend të ndalet dhe dëshiron të përmbysë të gjitha parashikimet. Për ta bërë këtë mund të mbështetet në një nga protagonistët e vet të mëdhenj: Sofyan Amrabat. Me të është një tjetër “italian” dhe po flasim për Valid Çedira, qendërsulmuesin e Barit, që luan në Serie B./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button