Një masakër e vërtetë ka tronditur qytezën e vogël të Memaliajt në Shqipëri

Një masakër e vërtetë ka tronditur qytezën e vogël të Memaliajt në Shqipëri

Një masakër e vërtetë ka tronditur qytezën e vogël të Memaliajt në Shqipëri mesnatën e së shtunës. Tre persona mbetën të vdekur dhe një tjetër i plagosur nga breshëritë e armëve automatike që u zbrazën pranë një lokali në qendër të Memaliaj. Të dhënat e para hetimore të policisë dyshojnë se shënjestër e këtij atentati, ka qenë Shyqyri Kalemi 74 vjec, i cili ka mbetur i vdekur në vend. Nga të shtënat automatike në vendngjarje mbetën të vrarë edhe Gledian Muka, kamarier i lokalit si dhe një tjetër klient i rastësishëm, i identifikuar si Marsel Çela. I plagosur rëndë nga kjo ngjarje mbeti edhe vëllai i viktimës, Artur Kalemi i cili po mbahet nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal të Gjirokastrës me plagë në këmbë dhe kraharor. Pas kësaj masakre, autorët e dyshuar, të cilët dyshohet se kanë qenë tre, janë larguar me një veturë në drejtim të Mallakastrës dhe kanë djegur më pas mjetin në fshatin Bejar për të humbur gjurmët. Në mjetin e djegur policia gjeti tre armë zjarri kallashnikov me të cilat dyshohet se është kryer atentati. Dyshimet e para janë që kjo masakër të këtë si motiv hakmarrjen nga Shyqyri Kalemit, për shkak të djalit të tij, Andrea Kalemi, i njohur edhe si Tik Kalemi dhe disa familjarëve të tjerë që dyshohen të implikuar në disa vrasje, që kanë nisur që në vitin 2021. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button