Një mbidozë e këtyre suplementeve shkakton probleme po aq sa edhe mungesa e tyre…
Një mbidozë e këtyre suplementeve shkakton probleme po aq sa edhe mungesa e tyre...

Ka shumë diskutime në rrjetet sociale nëse magnezi dhe vitamina D duhet të merren së bashku. Të dyja suplementet janë të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të trupit, pasi mbështesin shëndetin fizik dhe mendor, mbrojnë kockat, lehtësojnë simptomat e rënda të ankthit dhe depresionit.
Përfitimet e magnezit
Magnezi është një mineral dhe elektrolit që ka një rëndësi të madhe për trupin tonë dhe proceset e tij kimike. Ndihmon sistemin nervor, mban muskujt të shëndetshëm dhe kontrollon glukozën në gjak. Marrja e magnezit mund të ndihmojë me një sërë gjendjesh si: ankthi, astma, aritmia, kapsllëku dhe dhimbje koke, por edhe pagjumësia, sindroma e zorrës së irrituar, këmbët e shqetësuara dhe PMS.
Përfitimet e vitaminës D
Vitamina D ndihmon sistemin tonë imunitar dhe është thelbësore në ndërtimin e kockave, funksionimin e neuroneve dhe përmirëson disponimin. Marrja e duhur e kësaj vitamine mund të parandalojë zhvillimin e sëmundjeve të rënda.
Doza e magnezit
Sipas portalit verywllwealth.com. jo më shumë se 350 mg magnez në ditë duhet të merret në formë suplementi. Përndryshe, mund të çojë në diarre dhe ngërçe, dhe marrja e një doze shumë të lartë mund të shkaktojë dështim të veshkave.
Doza e vitaminës D
Sa i përket vitaminës D nga të gjitha burimet, ushqimet dhe suplementet, 100 mg është optimale për këdo mbi 9 vjeç. Marrja e një doze të tepërt të kësaj vitamine mund të shkaktojë nauze, të vjella, konfuzion dhe gurë në veshka.
Simptomat e mungesës së magnezit
– diabeti
– humbje e oreksit
– të përziera
– lodhje
– dobësi
– ndjesi shpimi gjilpërash
– spazma dhe kontraktimet e muskujve
Mungesa e vitaminës D
Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë kocka të dobëta dhe simptoma të tjera. Personat që janë më të rrezikuar nga mungesa e vitaminës D janë të moshuarit dhe foshnjat, por edhe ata që lëvizin më shumë jashtë, si dhe njerëzit me ngjyrë më të errët dhe njerëzit obezë.
Mungesa e vitaminës D nuk shfaqet në asnjë mënyrë, por nëse ka mungesë serioze të kësaj vitamine, ajo reflektohet si dhimbje kockash, thyerje kockash, depresion, rënie të shpeshta dhe probleme me ecjen apo ekuilibrin.