Skuadra katalunase nuk arriti të bind Uiliamsin dhe agjentin e tij se ai do të regjistrohej pa probleme, por një mesazh i dërguar lojtarit bask ndihmoi në prishjen e marrëveshjes.
Arsyeja kryesore për një ndërprerje të negociatave ishte se Barcelona nuk mund të jepte garanci se Uilliams do të regjistrohej pa probleme para fundit të verës.
Kur agjenti Feliks Tainta kërkoi një klauzolë që i lejonte atij të largohej falas nëse nuk regjistrohej, Barcelona refuzoi, duke i futur negociatat në një situatë ngërçi. 22-vjeçari ishte i etur për një transferim te Barcelona dhe ata kishin thënë se mund të paguanin klauzolën e lirimit prej 58 milionë eurosh, por kishin nevojë për pak kohë për të zgjidhur përsëri problemet e tyre me limitin e pagës.
Megjithatë, nga perspektiva e Barcelonës, ata menduan se ndalimi i procesit ishte për shkak të agjentit Tainta dhe kërkesave të tij, në vend të pengesave të vendosura nga Niko Uilliams.
Gazeta “Sport” tani shpjegon se vendimi për të qëndruar dhe për të rinovuar kontratën e tij me Atletik Bilbao u mor brenda një pasditeje. Një njeri brenda Barcelonës i kishte dërguar Uilliamsit një mesazh në “WhatsApp” direkt duke i thënë diçka të ngjashme me stilin “Lëreni Taintën dhe merrni Horhe Mendes ose Pini Zahavi për t’ju përfaqësuar”
Të dy janë agjentë me një marrëdhënie të ngushtë me Barcelonën, kështu që drejtuesit e klubit katalunas besonin se kjo do t’ju ndihmonte ta finalizojnë transferimin. Megjithatë, Uilliams dhe familja e tij, pasi Tainta përfaqëson gjithashtu vëllain e tij, Inaki, kanë një marrëdhënie të ngushtë me agjentin e tyre të krijuar gjatë shumë viteve.
Përpjekja për t’i ndarë ata shkaktoi një ndarje të plotë midis Uilliams dhe Barcelonës, e cila i kërkoi Taintas të negocionte një rinovim me Bilbaon atë pasdite. Të nesërmen në mëngjes, u njoftua rinovimi i kontratës së Niko Uilliams.








