Një meteor ndriçoi qiellin mbi Spanjë dhe Portugali

Një meteor ndriçoi qiellin mbi Spanjë dhe Portugali

Qielli mbi Portugali dhe Spanjë u ndriçua vonë mbrëmjen e djeshme, dyshohet se nga një meteor. Ngjarja bëri që dëshmitarët të vërshojnë mediat sociale me video të topit të zjarrit spektakolar blu.

Një video, që supozohet se është kapur nga një kamerë në makinë, tregon një blic të dritës tërësisht blu që kalon nëpër qiell.

Një tjetër video tregon një grup njerëzish që reagojnë me frikë dhe tronditje teksa i gjithë qielli shkëlqen blu neoni ndërsa meteori i supozuar bie, raporton Daily Beast.

Autoritetet në Portugali i thanë Publico se ishin lajmëruar për raportimet e një objekti që binte nga qielli, por deri më tani nuk kanë mundur të gjejnë se çfarë ka rënë saktësisht në Tokë.

E njëjta media deklaroi se Agjencia e Mbrojtjes Civile fillimisht raportoi një rënie meteori, por më pas e tërhoqi këtë deklaratë.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button