Një metodë interesante që ju ndihmon të kurseni sa më shumë para çdo muaj

Të gjithëve u ka ndodhur që të mbeten trokë ende pa përfunduar muaji. Ekziston një metodë japoneze që ndihmon me menaxhimin e financave. E quajtur Kakeibo, përkthehet si “libri financiar i familjes”. Është shpikur në vitin 1904 nga një grua e quajtur Hani Motoko ( gazetarja e parë në Japoni).

Ajo që e veçon kakeibo-n, megjithatë, është se ajo nuk përfshin ndonjë softuer buxhetor, aplikacion ose Excel. Ngjashëm me ditarin e pikave, kjo metodë thekson rëndësinë e shkrimit fizik të gjërave – si një mënyrë medituese për të përpunuar dhe vëzhguar zakonet tuaja të shpenzimeve.

Kjo metodë premton të kursejë çdo muaj 35% të pagës dhe shumë para në vit. Gjëja që duhet të bëni është që në fund të çdo muaji të merrni pak kohë për të regjistruar atë që keni shpenzuar. Kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni se ku kanë shkuar paratë tuaja dhe cilat kanë qenë shpenzimet tuaja të panevojshme.

Hulumtimet kanë vërtetuar përfitimet e të të shkruarit me dorë: ndihmon të bëni ndryshime pozitive duke ju inkurajuar të identifikoni arsyet e zakoneve të këqija që ju pengojnë të kurseni. Sipas kakeibo, duhet t’i bëni vetes pyetjet e mëposhtme përpara se të blini artikuj që mund të mos jenë aq të nevojshëm.

– A mund të jetoj pa këtë artikull?
– A do ta përdor në të vërtetë?
– A kam vend për të?
– Si e pashë për herë të parë? (A e pashë pasi u futa në një dyqan nga mërzia?)
– Cila është gjendja ime e përgjithshme emocionale sot? (A ndikon në blerjen që dua të bëj?)
– Si ndihem për blerjen e tij? (I/e lumtur? I/e emocionuar? Indiferent? Dhe sa do të zgjasë kjo ndjenjë?)

Në fakt, me këtë metodë ju gjithmonë mendoni dy herë përpara se të bëni një blerje. Kur të kuptoni se ku shpenzoni pa nevojë, do të ndaloni së bëri dhe do të kurseni shumë para në muaj, madje 35% të pagës suaj.

LEXO EDHE:

Back to top button