Një miliarder dëshiron të ndërtojë Titanikun e ri: “Është më argëtuese sesa të numërosh paratë në shtëpi”
Një miliarder dëshiron të ndërtojë Titanikun e ri: "Është më argëtuese sesa të numërosh paratë në shtëpi"

Më shumë se një dekadë më parë, miliarderi australian Clive Palmer njoftoi planet për të ndërtuar një Titanik të ri, një kopje e anijes që u mbyt në 1912.
Të njëjtën gjë e ka përsëritur edhe në vitin 2018, por asgjë konkrete nuk ka ndodhur. Së fundmi, Palmer mbajti një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Operës së Sidneit dhe përsëri “ringjalli projektin e jashtëzakonshëm”.
Miliarderi është i sigurt se vizioni i tij do të realizohet, me premtimin se kompania që ai themeloi qëllimisht – “Blue Star Line”, do të ndërtojë një anije me stilin më të lartë.
Për momentin nuk dihet se cili kantier mund ta realizojë këtë sipërmarrje dhe i pyetur nga gazetarët se pse dëshiron të bëjë “Titanic 2”, Palmer është përgjigjur:
“Është shumë më argëtuese sesa të ulesh në shtëpi duke numëruar paratë”.
Palmer shpjegoi se pandemia është fajtore për vonesën dhe ai shpreson që Titaniku i ri do të lundrojë në vitin 2027.
Do të ishte nisur nga Southampton në Nju Jork, duke përsëritur udhëtimin fatkeq të 1912-ës.
Mediat e huaja thonë se ndërtimi i anijes mund të kushtojë nga 500 milionë deri në një miliardë dollarë. Titaniku i ri do të jetë 269 metra i gjatë dhe 32.2 metra i gjerë.

Hapësira për 2,345 pasagjerë do të shtrihet në nëntë kuvertë me 835 kabina. Pothuajse gjysma do të rezervohet për klasën e parë, raporton CNN.
Brendësia do të jetë e njëjtë me anijen origjinale, së bashku me një sallë balluke, pishinë dhe banjë turke.