Një ndër njerëzit më të besueshëm të Zaevit ulet në karrigen e të parit të LSDM-së

Një ndër njerëzit më të besueshëm të Zaevit ulet në karrigen e të parit të LSDM-së

Gazetar: Adrian Kerimi

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) për herë të parë në historinë e partisë ia beson kryesimin një mjeku. Historikisht ky subjekt ishte drejtuar nga ekonomist ose jurist, por Venko Filipçe bëhet i pari që thyen parimin e pashkruar të udhëheqjes nga njerëzit e sferës së njëjtë. Filipçe vjen në krye të LSDM-së me mbështetjen më të madhe nga Zoran Zaev, ish kryetari i LSDM-së dhe lideri që çoi në histori Nikolla Gruevskin. Si lider i parë jashtë krahut të Shkupit dhe traditës shkupjane për të qenë ajka e kryesisë së partisë, Filipçe rezulton të jetë njeriu i dytë që nxjerr nga loja veteranët socialdemokrat të Shkupit. Për më tepër, ish këshilltari i ministrit të VMRO-DPMNE-së në Shëndetësi, pas gati 8 viteve në ekzekutiv falë LSDM-së vjen në krye të subjektit. Filipçe në cilësinë e ministrit mbahet mend për dy momente: pandemia dhe menaxhimi i saj që lë për të dëshiruar, përfshirë edhe aferën e vaksinave anti-kovid dhe Spitali Modular në Tetovë, tragjedi nga e cila humbjen jetën 14 persona. Besueshmëria e Zaevit ndaj Filipçes kishte shkuar deri në atë nivel sa një ditë pas tragjedisë ai kishte ofruar dorëheqjen nga pozita e ministrit, por Zaev nuk e kishte aprovuar duke e lënë në funksion të ministrit deri në përfundim të mandatit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button