Një nëndetëse-diskotekë do t’ju argëtojë në 200 metra thellësi

Një nëndetëse-diskotekë do t’ju argëtojë në 200 metra thellësi

Për frekuentuesit e rregullt të jetës së natës, së shpejti pritet të hapet nëndetësja-diskotekë, një mjet lundrues nënujor i përshtatur për festa që mund të zhvillohen deri në 200 metra thellësi.

E quajtur Platforma Argëtuese Nënujore, nëndetësja në fjalë është vetëm një koncept, por pritet që të realizohet në një të ardhme të afërt. Ajo është dizajnuar për të mbajtur deri në 120 persona.

Kompania prodhuese, U-Boat Worx, premton se nëndetësja private do të organizojë “festat më të paharrueshme në planet”.

Nëndetësja nuk është projektuar për udhëtime të mëdha në distancë, pasi mund të lëvizë me një shpejtësi më pak se 5 km/h, por do të mund të qëndrojë nën ujë deri në 24 orë rresht, falë baterive.

LEXO EDHE:

Back to top button