Një nga faqet më të famshme të torrenteve ka pushuar së funksionuari

Një nga faqet më të famshme të torrenteve ka pushuar së funksionuari

Kjo platformë ka qenë burimi i publikimeve të shumta filmike dhe televizive për miliona përdorues në mbarë botën.

RARBG, një faqe e njohur torrent, ndërpreu aktivitetin e saj dje pas 15 vitesh funksionim.

Kjo platformë ka qenë burimi i publikimeve të shumta filmike dhe televizive për miliona përdorues në mbarë botën.

 

 

 

E themeluar në vitin 2008, “RARBG” është bërë një faktor i rëndësishëm në botën e torrenteve – duke tërhequr çdo muaj miliona vizitorë nga e gjithë bota dhe duke qenë pika kryesore e shpërndarjes së përmbajtjeve pirate.

Ekipi u tha lamtumirë përdoruesve të tij përmes mesazheve të postuara në faqen e parë.

 

 

 

“Dy vitet e fundit kanë qenë të vështira për ne, disa nga punonjësit tanë kanë vdekur nga koronavirusi, ndërsa të tjerët vazhdojnë të vuajnë nga pasojat e këtij virusi, për këtë arsye janë të paaftë për të punuar. Gjithashtu, disa anëtarë të ekipit tonë janë duke luftuar në luftën në Ukrainë, nga të dyja anët. Rritja e kostove operative në qendrat e të dhënave në të gjithë Evropën luajti gjithashtu një rol të rëndësishëm. Duke marrë parasysh të ardhurat që vështirë se pasojnë këto kosto, mbyllja e faqes në fund dukej si vendimi më racional”, shkruan ata në deklaratën e tyre.

 

LEXO EDHE:

Back to top button