Një nga historitë më të bukura të besnikërisë në futboll

Në vitin 1994, Benfiкa vendosi, pas konsultimit me lojtarin, ta shiste Rui Кosta-н, pasi klubi kishte nevojë të dëshpëruar për para. Rui Кosta iu premtoi tifozëve dhe presidentit se një ditë do të kthehej te klubi i tij i dashur…

Në atë kohë, ai ishte pranë një transferimi te Barcelona, por në momentin e fundit u nis drejt qytetit italian të Firences, duke firmosur me Fiorentinën, e cila kishte ofruar më shumë para. Portugezi shkëlqeu në Serie A, ata që e ndoqën futbollin atëherë e dinë sa shumë asiste i dha Gabriel Batistutës dhe sa e pabesueshme ishte dyshja që formuan së bashku.

Kjo ndodhi deri në vitin 2001, kur u transferua te Milani, ku u bë dirigjenti i skuadrës, duke fituar Serie A dhe Ligën e Kampionëve me ta. Pavarësisht gjithë kësaj, ai kurrë nuk e harroi premtimin që kishte bërë. Në vitin 2006 kontaktoi presidentin e Benfikës dhe i tha se po kthehej.

Presidenti i tha: “Do të takohemi për të diskutuar kontratën dhe pagën tënde”.

Rui Costa iu përgjigj: “Më paguani sa të doni, ju vendosni shumën, nuk ka rëndësi”.

Dhe në vitin 2021, ai vetë u bë president i Benfikës. Një nga historitë më të bukura të besnikërisë, me një nga mesfushorët më të mëdhenj në histori.

LEXO EDHE:

Back to top button