Një nga ndërhyrjet më të vështira, Nejmar 4 orë operacion në sallë

Braziliani Nejmar iu nënshtrua ditën e enjte ndërhyrjes kirurgjikale në gjurin e majtë, teksa u dëmtua në ndeshjen e Brazilit ndaj Uruguajit më 17 tetor.

Ylli i “Selecaos” dëmtoi meniskun dhe ligamentin, ndaj operacioni ishte i vështirësisë maksimale dhe zgjati plot katër orë. Ishte doktori i kombëtares, Rodrigo Lasmar ai që mori përsipër këtë ndërhyrje që në fund u cilësua e suksesshme.

31-vjeçari që sapo ishte transferuar në Arabinë Saudite tek Al-Hilal pritet të mungojë për një periudhë të konsiderueshme e cila varion nga gjashtë muaj deri në një vit.

LEXO EDHE:

Back to top button