Një nga plazhet më të bukur në Evropë po humbet formën e tij të veçantë

Një nga plazhet më të bukura në Evropë, Kepi i Artë në ishullin kroat të Braçit, po përballet me një ndryshim dramatik në formën e tij të veçantë.

Banorët vendas janë të shqetësuar për turizmin masiv dhe kanë vendosur të marrin pjesë aktive në mbrojtjen e këtij thesari natyror. Në muajt e fundit plazhi ka humbur formën e tij të njohur dhe vendasit mendojnë se turmat dhe trafiku intensiv turistik janë arsyet kryesore të këtij problemi.

“Ndryshon ndërsa fryn era”. Kur vjen një stuhi, ajo kthehet në anën tjetër dhe rrotullohet atje”, tha Anna Rasperger

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bol Croatia (@bolcroatia)

Në kërkim të një zgjidhjeje, vendasit nisën një peticion për të kufizuar lundrimin me varkë pranë bregdetit gjatë stinës së verës.

“Ka disa studime që tregojnë se për kthimin e Bririt të Artë në lindje, përveç fenomeneve natyrore, skafet dhe trafiku janë përgjegjës. Pra, turizmi është fajtori”, ka theksuar Ivica Jakshiq.

Përveç ruajtjes së plazhit, vendasit shpresojnë se rregulloret e reja do të sjellin përmirësime në komunitetin lokal.

Duke pasur parasysh rritjen e trafikut turistik dhe efektet e tij në mjedis, kjo nismë e popullsisë vendase paraqet një hap të rëndësishëm drejt turizmit të qëndrueshëm. Ruajtja e Zlaten rt në fakt do të nënkuptonte jo vetëm ruajtjen e bukurisë së saj, por edhe mbrojtjen e identitetit dhe cilësisë së jetës së komunitetit lokal.

 

LEXO EDHE:

Back to top button