Një pako vaksinash ruse nesër pritet të arrijnë në Shkup

Edhe një pako vaksina ant kovid pritet të arrij nesër në Shkup. Ndonëse të shumëpriturat vaksinat amerikane dhe kineze ende mbeten larg, ato që më së paku u promovuan nga autoritetet shëndetësore, 3 mijë doza të vaksinave ruse Sputnik V, nesër nga Moska do të aterojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Këtë e paralajmëroi, Ministri Venko Filipçe, duke potencuar se ky do të jetë kontingjenti parë i 200 mijë dozave në total dhe kanë kushte më të lehta të mirëmbajtjes, në frigoriferë në temperaturë nga 2 deri 8 gradë.

“Ne i kemi marr të gjitha dokumentet e nevojshme nga kompania ruse që të përgatitet procedura administrative në Agjencinë e barnave që nënkupton leja importit dhe gjatë vikendit leja të zbatohet. Besojmë që vaksinimi do të filloj të mërkurën, kurse nesër do të arrijnë vaksinat në ora 14:00”, pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë. 

Në letër, 2,2 milion doza vaksinash janë porositur sipas Planit nacional për imunizim. Por, aktualisht kemi 8,190 doza Pfizer dhe 3 mijë të tjerat që sipas Filipçes do të arrijnë nesër me postë të shpejtë. Sipas paralajmërimeve, përmes platformës Covax do të arrijë edhe kontingjenti pari i vaksinave Astra&Zeneca, në mars. Por, blerja direkte e vaksinave Pfizer nuk ka epilog, ndonëse gjatë këtij muaji pritet të vijnë pak më shumë se 20 mijë doza, nga 800 mijë të porositurat. Kina pas kthimit të avansit për 200 mijë vaksinat “Sinofarm” nuk ka shenja të reja, edhe pse gjatë muajit shkurt priteshin të vijë e gjithë sasia e porositur. Situata nuk është më mirë as në luftën kundër pandemisë, sidomos me variantin britanik, që ka infektuar 70% e pacientëve si raste të reja. I pari i Shëndetësisë Filipçe tha se që nga e hëna në Komisionin për sëmundje infektive do të rishikohet mundësia për propozim të masave të reja, eventualisht restriktive.

“Kemi pasur më shumë takime në disa ditë të kaluara me Komisionin për sëmundje infektive, ndiqen shifrat. Kjo që tani shohim është nëse do të arrihet një rafshnaltë ose do të vazhdojë kurba e rritjes. Analiza do të bëhet në fillim të javës së ardhshme, përcjellim situatën epidemiologjike gjatë gjithë këtyre ditëve. Tani për tani nuk ka nevojë për shtimin e masave të reja restriktive, por në përgjithësi nuk e përjashtojmë mundësinë që në fillim të javës tjetër do ta tregojmë qëndrimin sipas asaj analize”, theksoi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Meqenëse po rritet numri i pacientëve të infektuar me variantin britanik të CoVid-19, të cilët kanë nevojë për kurim spitalor, spitali modular do të rikthej hospitalizimet në barakat e Klinikës Infektive. Edhe vaksinimi më nuk do të realizohet në ato hapësira, ku u vaksinuan stafi mjekësor me vaksinat Pfizer, të ardhura donacion nga Serbia, por vaksinimi do të zhvillohet në Shtëpitë e Shëndetit në Shkup.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button