Një paralajmërim i fundit nga Google përpara se të fshish ndonjë llogari

Një paralajmërim i fundit nga Google përpara se të fshish ndonjë llogari

Në fillim të këtij viti, Google njoftoi një politikë të re të profileve joaktive që së shpejti do të hyjë në fuqi dhe si pjesë e këtyre rregullave të reja, kompania do të fillojë të fshijë disa profile.

Si arsye për fshirjen përmendet siguria. “Google” ka dërguar edhe një herë një paralajmërim për të gjithë përdoruesit e “Gmail” dhe “Disk” profilet e të cilëve janë joaktive, se rrezikojnë fshirjen e përhershme.

“Problemi i sigurisë me profile të tilla, të cilat braktisen dhe harrohen për një arsye specifike, pra lihen pa mbikëqyrje, është se kjo i bën ata të prekshëm ndaj sulmeve të ndryshme të hakerëve. “Profile të tilla, nëse bien në duart e hakerëve dhe kriminelëve kibernetikë, mund të përdoren për aktivitete keqdashëse, spam, vjedhje identiteti dhe më shumë”, shpjegon Google, raporton “Independent”.

 

 

Rregullat e tyre të reja hyjnë në fuqi në ditët e para të dhjetorit dhe më pas “Google” do të fillojë të fshijë disa profile joaktive. Të gjitha llogaritë e Google që nuk janë përdorur për të paktën dy vjet janë në rrezik. Brenda tre javësh, gjigandi amerikan i teknologjisë do të nisë mbylljen e profileve të tilla dhe “Google” thekson konkretisht se, pasi ato profile të fshihen, të dhënat nuk do të jenë më të rikuperueshme.

Profilet joaktive nuk do të zhduken vetëm brenda natës dhe pa dijeninë e njerëzve që i hapën. Gjegjësisht, para fshirjes së përhershme, “Google” do t’u dërgojë përdoruesve disa paralajmërime për fatin që i kanoset, dhe përveç emaileve që synojnë t’i fshijnë, do t’u dërgojnë paralajmërim edhe të gjitha emaileve të tjera që kanë të bëjnë me ato profile. Meqenëse përdoruesit shpesh përdorin të dhënat e Google për të hyrë në sajte të palëve të treta, fshirja e llogarisë mund të ndikojë gjithashtu në aksesin në sajte të tilla.

 

LEXO EDHE:

Back to top button