Një person ka humbur jetën në një aksident në afërsi të Gjevgjelisë

Një person ka humbur jetën në një aksident në afërsi të Gjevgjelisë

Një person ka humbur jetën në aksidentin e rëndë trafiku që ka ndodhur sonte në ora 19:45 në rrugën Gjevgjeli-Bogdanci. Në aksident kanë marrë pjesë katër vetura të pasagjerëve, tha zëdhënësja e SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova.
“Në Stacionin Policor Gjevgjeli është raportuar se në rrugën rajonale Gjevgjeli-Bohdanci ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër vetura të pasagjerëve – dy Mercedes, Opel Corsa dhe Hyundai”. Në aksident drejtuesi i njërit prej mjeteve ka ndërruar jetë në vend. “Prokurori publik dhe një ekip nga Stacioni Policor i Gjevgjelisë janë duke e kontrolluar vendin”, tha Trajanova.
Për shkak të aksidentit rruga rajonale Bogdanci – Gjevgjeli është e ndërprerë në të dy drejtimet, ndërsa komunikacioni është devijuar përmes fshatit Bogorodicë.

LEXO EDHE:

Back to top button