Një person me sëpatë dhe koktej molotovi përgatiste sulm në zonën e tifozëve?!

Policia e Hamburgut ka konfirmuar se ka qëlluar një person që i ka kërcënuar me sëpatë pranë vendit ku tifozët holandezë janë mbledhur për ndeshjen e tyre në “Euro 2024”. Incidenti ndodhi në lagjen St Pauli të Hamburgut, pak para fillimit të ndeshjes mes Polonisë dhe Holandës në “Volksparkstadion “.

Agresori nuk është identifikuar nga policia dhe autoritetet nuk kanë komentuar se cilat motive besojnë se çuan deri tek ky incident.

“Në St Pauli aktualisht është një operacion i madh policor. Sipas gjetjeve fillestare, një person kërcënoi oficerët e policisë me një sëpatë dhe një mjet ndezës. Më pas policia përdori armët e zjarrit. Agresori u plagos dhe aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor”, thuhej në deklaratën e policisë së Hamburgut.

Rreth 40,000 tifozë ishin në Hamburg duke marshuar në mënyrë paqësore në momentin që ndodh incidenti.

LEXO EDHE:

Back to top button