Një polic amerikan ndaloi një automjet të pazakontë dhe bëri një selfie
Oficeri i policisë rrugore Ryan Vanvleck nga Oklahoma pati një takim për të kujtuar kur vuri re një automjet në formë UFO-je në rrugë.

Polici ka vënë re se “pjata fluturuese” nuk është ndalur në shenjën përkatëse, ndaj ka vendosur ta ndalojë.
Në automjet, ai gjeti dy pasagjere femra shumë të gëzuara që kishin shkuar në festivalin vjetor të UFO-ve në Roswell dhe policia e ndau pamjen e pazakontë në Facebook.
View this post on Instagram
“Nuk ndodh çdo ditë që ndalon një UFO në trafik. Pasagjerët janë liruar pa ndëshkim, me paralajmërim”, kanë shkruar ata, duke shtuar se të paralajmëruarit duhet të respektojnë shpejtësinë e përcaktuar.