Një psikolog zbuloi 3 lloje prindërish që inkurajojnë fëmijët e tyre të llasohen

Psikologu Sean Grover deklaroi se ekzistojnë tre lloje prindërish, sjellja e të cilëve inkurajon fëmijët e tyre të llasohen.

Në radhë të parë janë prindërit që janë abuzuar apo lënë pas dore nga prindërit e tyre. Ata vendosin të heqin qafe traumën e tyre të fëmijërisë duke u dhënë fëmijëve të tyre shumë fuqi.

Prindërit që vuajnë nga ankthi nuk mund të durojnë t’i shohin fëmijët e tyre duke luftuar me ndonjë gjë në jetë, ndaj i lejojnë shumë, duke i bërë ata të llasohen.

Grover veçoi ata prindër që kanë vështirësi në marrjen e vendimeve. Ata e transferojnë rolin prindëror tek fëmija i tyre, gjë që çon në kaos.

Disa nga problemet më të zakonshme që këta lloj prindërish shkaktojnë tek fëmija janë: toleranca e ulët ndaj frustrimit, aftësitë e dobëta në zgjidhjen e problemeve, etika e dobët e punës, shmangia e tubimeve shoqërore nëse nuk janë në qendër të vëmendjes dhe paaftësia për të menaxhuar emocionet.

LEXO EDHE:

Back to top button