Një recetë e vjetër e amvisave italiane – makaronat më të famshme siciliane

Një recetë e vjetër e amvisave italiane - makaronat më të famshme siciliane

Makaronat siciliane janë një nga më të famshmet në botë dhe shpesh porositen nëpër restorante. Tani mund ta bëni në shtëpi.

Italianët janë të famshëm për makaronat e tyre të shijshme dhe në Siçili mund të provoni një specialitet të vërtetë. Amvisat e aftë italiane kanë shpikur një recetë për makarona që është edhe e shijshme, por edhe e përsosur. Përgatitet shpejt dhe kombinimi i ullinjve, domateve qershi, açuges dhe verës së bardhë është thjesht i papërmbajtshëm. Do të shijoni çdo kafshatë.

Përbërësit e nevojshëm:

  • 230 g spageti
  • vaj ulliri
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • ½ lugë çaji piper i bluar
  • 1 lugë gjelle pastë domate
  • 3/4 filxhan verë të bardhë të thatë
  • 15 g açuge
  • 60 gr ullinj te zinj dhe jeshil (pa fara)
  • 2 lugë gjelle kaperi (të kulluar dhe të kripur)
  • 230 g domate qershi
  • majdanoz i freskët
  • parmixhano
  • kripë

Përgatitja:

I vendosim spagetit të ziejnë. Skuqini hudhrat e grira dhe piperin e bluar në një tigan me pak vaj për rreth 30 sekonda. Më pas shtoni pastën e domates dhe përzieni. Pas disa minutash, shtoni verën e bardhë, açugat, kaperin dhe ullinjtë e grirë dhe përzieni. Kur të fillojë të ziejë, shtoni disa lugë çaji nga uji i nxehtë në të cilin janë gatuar spageti. Më pas shtoni domatet qershi të prera në gjysmë. Lëreni të ziejë edhe për 3 minuta të tjera. Kulloni spagetin dhe shtoni në tigan, më pas përzieni. Fikim sobën, më pas e spërkasim me parmixhan, e trazojmë dhe e spërkasim sërish me parmixhan. Nëse ju duket e thatë, shtoni pak ujë në të cilin janë gatuar makaronat.

LEXO EDHE:

Back to top button