Një robot nënujor së shpejti mund të zëvendësojë zhytësit në operacione të rrezikshme
Një robot nënujor së shpejti mund të zëvendësojë zhytësit në operacione të rrezikshme

Shkencëtarët nga ETH University Cyrih, duke punuar me Tethys Robotics, kanë zhvilluar një robot nënujor që mund të përdoret në situata shumë të rrezikshme për zhytësit.
Roboti është i pajisur me një bateri litium-jon të zëvendësueshme që e lejon atë të punojë për 4 orë me një karikim të vetëm. Ai peshon 30 kilogramë dhe ka një shpejtësi maksimale prej 2 metrash në sekondë. Ai është gjithashtu i pajisur me një kabllo optike me rreze deri në 10 kilometra, si dhe me sensorë akustikë, kamera dhe algoritme të bazuara në inteligjencën artificiale, të cilat e lejojnë atë të kërkojë në mënyrë autonome zona të mëdha nën ujë dhe të zbulojë objekte ose njerëz në mënyrë efikase dhe të shpejtë. Kjo do të thotë se mund të kryejë punën e zhytësve dhe ekipeve të shpëtimit në situatat më të rrezikshme.
Kur dallon një objekt, roboti mund ta kapë atë dhe të mbajë deri në 40 kilogramë ngarkesë. Pas zbulimit të objektivit, operatori njerëzor mund të marrë kontrollin e robotit dhe kështu të eliminojë çdo rrezik ose gabim të mundshëm.
Roboti tashmë është përdorur nga autoritetet lokale për operacionet e kërkim-shpëtimit nënujor.
Megjithatë, ky nuk është roboti i parë i këtij lloji, pasi në shkurt të këtij viti u prezantua roboti RoboSalps i projektuar për të punuar në mjedise të panjohura dhe ekstreme siç janë oqeanet aliene.