Një shqiptare shpallet gruaja e parë në këtë detyrë, betohet si kryetare bashkie në SHBA
Një shqiptare shpallet gruaja e parë në këtë detyrë, betohet si kryetare bashkie në SHBA

Ambasada e Shqipërisë në SHBA ka njoftuar se një shqiptare është betuar si Kryetare e Bashkisë Fairview, në New Jersey.
“Dita e sotme shënon një moment historik për komunitetin Shqiptar në Amerikë. Violeta Berisha u betua si Kryetarja e Bashkisë e Fairview, New Jersey. Borough of Fairview. Urime Violeta Berisha, e para grua dhe Kryebashkiake shqiptare që merr këtë detyrë. Mirënjohje dhe krenari për arritjet e saj dhe komunitetit. Suksese në rrugëtimin tuaj! Krenarë për arritjet e shqiptarëve kudo që janë”, thuhet në reagimin e ambasadës.