Një shtetas polak sulmon fizikisht dy policë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Një shtetas polak sulmon fizikisht dy policë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Një shtetas polak ka sulmuar fizikisht dy policë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Policia njofton se i dyshuari kishte shkaktuar probleme edhe me pasagjerë, transmton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas polak, pasi që i njëjti ka shkaktuar probleme me pasagjerët ndërkohë i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas tretmanit mjekësor në QKUK (Psikiatri) është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.

LEXO EDHE:

Back to top button