Të gjithë kemi dëgjuar për vrimat e zeza në hapësirë. Ata “gëlltitin” gjithçka që kanë përballë, dhe pak dihet për natyrën e tyre. Një simulim video tregon se çfarë do të ndodhte nëse një vrimë e vogël e zezë do t’i afrohej Tokës.
Në video, vrima e zezë është vetëm 9 milimetra e gjerë, por ka të njëjtën masë si Toka. Simulimi tregon se në rast të një takimi të afërt, Toka do të rrotullohej drejt vrimës së zezë dhe pjesë të tëra të planetit do të shkëputeshin. Masa e Tokës nuk do të hyjë në vrimën e zezë, por do të hidhet larg në hapësirë në një shpërthim.
Shihni këtë simulim më poshtë.








