Një sulm me dron në Odesa vrau 12 persona
Një sulm me dron në Odesa vrau 12 persona

Një sulm me dron në një ndërtesë në Odesa të Ukrainës ka vrarë 12 persona. Guvernatori rajonal i Odesas, Oleh Kiper tha në Telegram se pesë nga të vrarët ishin fëmijë, më i vogli katër muajsh, shkruan Sky News.
Ai tha se ekipet e shpëtimit përfunduan operacionin e tyre, ku gjetën trupin e një vajze tetëvjeçare.