Një takim gazmor mes një luani dhe një elefanti në Afrikën e Jugut, ja kush doli fitimtari!
Një takim gazmor mes një luani dhe një elefanti në Afrikën e Jugut, ja kush doli fitimtari!

Një elefant dhe një luan janë përfshirë në një “përplasje” komike para një pusi në Afrikën e Jugut.
Në videon e postuar nga platforma Leytest Sightings, e cila poston shpesh foto dhe video të kafshëve të egra, një luan është i shtrirë pranë një pusi në Rezervatin Balule.
Brenda një kohe të shkurtër një elefant i afrohet pusit duke tërhequr vëmendjen e luanit. Elefanti fillon të fusë trungun e tij në pus dhe të pijë ujë. Por në një moment, elefanti nxjerr trungun e tij dhe fillon të spërkasë luanin, i cili fshihet furishëm në shkurre.