Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 6.2 magnitudë godet Venezuelën

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 6.2 magnitudë godet Venezuelën

Një tërmet me fuqi 6.2 magnitudë ka goditur detin juglindor të Karaibeve gjatë të shtunës mbrëma.

Sipas institutit amerikan të gjeologjisë, tërmeti ka ndodhur rreth 20 milje në verilindje të Yaguaraparo të Venezuelës, ose 60 milje nga porti i Spanjës, Trinidad.

Rreth 4.4 milionë njerëz në Venezuelë, Trinidad dhe Tobago, Grenada dhe Saint Vincent e Grenadines, kanë përjetuar lëkundjet e tokës.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 30 milje, gjë që e bën atë relativisht të cekët dhe karakteristik për tërmetet e tjera që kanë ndodhur në rajon.

Nuk raportohet për dëme të mëdha materiale apo viktima, nërsa tërmeti ka ndodhur në kufirin që ndan pllakën e Karaibeve në veri nga pllaka e Amerikës së Jugut në jug.

LEXO EDHE:

Back to top button