Një tërmet tjetër godet Bosnjën
Një tërmet tjetër godet Bosnjën

Në Bosnje e Hercegovinë në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur edhe një tërmet tjetër me fuqi shkatërruese prej 4.8 magnitudë, kanë bërë të ditur nga Qendra Evropiane Sizmologjike (EMSC).
Epiqendra e tërmetit ka qenë 17 kilometra në lindje nga Stoci, në një thellësi prej 10 kilometra. Tërmeti u regjistruar në ora 6:27.
Dridhjet janë ndjerë në tërë rajonin. Ndërkaq një ditë më herët një tërmet me fuqi prej 5.6 magnitudë goditi Bosnjën dhe dridhjet u ndjenë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi e Kroaci.
Si rezultat i kësaj, humbi jetën 27-vjeçarja Elmira Sefo, e dëmet material ka pasur në Lubinjë dhe Mostar.
👉#Earthquakes cannot be predicted. For an #earthquake prediction to be meaningful, it has to specify a time, location & magnitude range that is unlikely to occur randomly. This is currently impossible. Learn more in this video from @IRIS_EPO👇https://t.co/lAvmu75M4T
— EMSC (@LastQuake) April 24, 2022