Një veturë është përplasur në mur në bulevardin Gotse Dellçev dhe ka shkaktuar bllokim trafiku
Një veturë është përplasur në mur në bulevardin Gotse Dellçev dhe ka shkaktuar bllokim trafiku

Sot në Shkup ndodhi një aksident trafiku ku një automjet “BMW” është përplasur me murin mbrojtës në bulevardin “Goce Dellçev” nën mbikalimin pranë sheshit “Skënderbeu”.
Disa nga dëshmitarët okularë që takuam në vendin e aksidentit thonë se mjeti me siguri fillimisht ka humbur kontrollin dhe është ngjitur në shtegun mbi bulevard, pas së cilës ka rrëshqitur sërish dhe ka rënë në rrugë.
Në shtegun që të çon nga sheshi “Skënderbej” deri te ura “Goce Dellçev” shihen gjurmë gomash dhe në atë pjesë ka edhe mbetje të veturës./360stepeni