Një video tregon dëmin që vetëm një paketë cigare i bën mushkërive

Të gjithë e dinë se pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin e njeriut, veçanërisht për mushkëritë.

Në përpjekje për të inkurajuar më shumë njerëz që të lënë duhanin, YouTuber Chris Notup ka publikuar një video që tregon dëmin që vetëm një paketë cigare mund t’i bëjë mushkërive.

Në video, një enë plot me lesh pambuku simulon mushkëritë dhe një pompë ajri simulon procesin e thithjes së tymit të cigares. Pas eksperimentit, përmbajtja e tasit ndryshoi ngjyrë dhe u shfaq një sediment i ngjashëm me atë që mblidhet në fytin e duhanpirësve.

Më poshtë mund ta shikoni videon.

LEXO EDHE:

Back to top button